Policia e Fierit godet dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë një prej kultivuesve.

“Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Libofshë si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku pranë banesës së shtetasit E.M u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara Kanabis Sativa”.

Në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasi E.M, 43 vjeç, banues në Libofshë.

Gjithashtu, po në vijim të kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan disa bimë kanabis sativa.

Po punohet për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Artikulli paraprakLULZIM BASHA: VENDI PO HYN NË NJË SPIRALE TË RREZIKSHME PËR SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërPËSOI ARREST KARDIAK, BIE NË KANAL DHE MBYTET 45 VJEÇARI