BARONESHA FTON EDITA TAHIRIN DHE MARKO GJURIC-IN NË BRUKSEL .
Zgjidhja e tensioneve te diteve te fundit mes shqiptareve dhe serbeve ne Mitrovice, ka detyruar shefen e diplomacise se Bashkimit Europian, qe te therrase ne Bruksel te dyja palet.
Catherine Ashton i ka ftuar neser ne nje takim ekipet negociatore të Kosovës dhe të Serbisë, – ka njoftuar zëdhënësja Maja Kocijançiq.
Në takimin e neserm do të marrin pjesë zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri dhe shefi i zyrës për Kosovën ne qeverine serve, Marko Gjuriq.
Përfaqësuesja e lartë e BE-s po e ndjek me kujdes situatën në Kosovë, vecanerisht zhvillimet rreth lumit Ibër.
Ashton do te takohet me te dyja palët per gjetjen e zgjidhjes se çështjeve që lidhen me urën në Mitrovicë, në pajtim me marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve,- thuhet në njoftimin e Ashtonit.