Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e premte në një konferencë me gazetarët tha se ai dha familja e tij nuk kanë përfituar asnjë fond publik.

Këto deklarata Berisha i konsideroi si mashtrime, ndërsa publikoi të dhëna që sipas tij tregojnë se thjeshtra dhe familjarë të tjerë të kryeministrit kanë përfituar 2.9 miliardë lekë tendera.

“Siç e ndoqët ndoshta, Edi Rama në daljen e tij të fundit publike ku dridhej zë sy dhe trup bëri gjithçka për apologjinë e krimeve të tij. Ai në mënyrën më të papërgjegjshme mohoi akuza të cilat nuk janë deklarata politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare me firmë dhe vulë. Një nga këto mohimet e papërgjegjshme ishte deklarata e tij se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike, ndërkohë që regjistrat e shtetit faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon.

E tradhtojnë sytë…

Ky është një mashtrues publik, dhe kjo është e dënuar ligjërisht, pasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra ka përfituar në mënyrë të përsëritur nga disa kompani.

Vajza e familjes Rama ka përfituar nëpërmjet kompanive 51N4E. Kjo studio ka degën e saj në Shqipëri dhe ka në punë Rean dhe Genti Agollin presidentin në letra.

Kanë përfituar 2.9 mld lekë tendera”, tha Berisha.

Artikulli paraprakSTUHIA LË PA ENERGJI ELEKTRIKE MBI 2000 QYTETE DHE FSHATRA NË UKRAINË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 27.11.2023