Nuk ka ende asnjë gjurmë për gjetjen e të arratisurit nga burgu Edision Pula.

Të gjitha kërkimet nga policia kanë rezultuar jo efikase. Janë ushtruar kontrolle në të gjitha pikat ku mendohet se mund të jetë fshehur i arratisuri nga brgu. Forca të shumta policie kanë kontrolluar 19 banesa të të afërme, familjarëve apo shokëve të tij. Edison Pula u arratiset gjatë trasferimit nga burgu i Fushë Krujës në atë të Krujës. Pula u arrestua një ditë më parë si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Nikël dhe Fushë Krujë. Arratisja e tij sipas policisë erdhi për shkak të pakujdesisë së policëve dhe ka kapërcyer murin.

“Mbrëmjen e sotme, duke përfituar nga pakujdesia e dy Punonjësve të Policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur shtetasi Edison Pula, 21 vjeç, banues në Krujë. Pula ishte ndaluar sot, në kuadër të operacionit”Shënjestra”ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndaluar 7 të tjerë dhe shpallur në kërkim një tjetër”, informon policia.

Artikulli paraprakGRABITJE ME ARMË NË LEZHË, PLAGOSET POLICI
Artikulli tjetërERIK LLOSHI DHE DRILON HOXHA NË NJË FILM…?