Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 247 qytetarë të infektuar me Covid-19, nga 1052 testime të kryera për të dyshuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Sipas të dhënave të MSH janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 247 qytetarë, në këto bashki:
72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal. Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 247
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1052
Testime totale 1,964,322

Artikulli paraprakZYRTARE, ARDI VELIU DREJTORI I RI I AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE, PREZANTOHET PARA PUNONJËSVE
Artikulli tjetërSAMITI I OKB, RUSIA: SHBA NUK KA DHËNË VIZA PËR VIZITËN E LAVROV NË KOMBET E BASHKUARA