OBSH: 28 KORRIKU, DITA BOTËRORE KUNDËR HEPATITIT .

Shkodra vjen ne diten boterore kunder hepatitit me bilanc pozitiv. Sipas mjekeve te repartit infektiv ne spitalin rajonal te Shkodres, te cilet ne fakt nuk duan ne asnje menyre te dalin para kamerave pa lejen e drejtorit, ne kete repart nuk ka asnje te semure me hepatit.
Hepatiti eshte nje semundje infektive, dikur mjaft e perhapur edhe ne vendin tone. Ndersa nje nga llojet e saj, hepatiti B njihet ne popull me emrin verdheza. Ajo eshte shkaku kryesor I kancerit te melcise.
Gati 1 milione njerez vdesin cdo vit nga hepatit C dhe B ne bote, nga 500 milione qe vuajne nga kjo semundje.
Qe prej vitit 2004, Organizata Boterore e Shendetsise ka vendosur 28 korrikun si Diten Boterore Kunder Hepatitit me qellim rritjen e informimit dhe ndergjegjsimit rreth kesaj semundje.
Kjo date u zgjodh per nder te  ditelindjes se Profesor Baruch Samuel Blumberg, laureat i çmimit “Nobel” per zbulimin e virusit te hepatitit B.

Artikulli paraprakFESTA E BAJRAMIT NË RRETHIN E PUKËS
Artikulli tjetërSHKODËR, RENDI NË 24 ORË ( Video )