ZAZ NR 2 E vendosur ne Pallatin e Sportit Qazim Dervishi ka qene vendimtarja ne zbardhjen e 11 mandateve te deputeteve ne Shkoder.

Me numrin me te madh te qendrave te votimit, plot 112 numerimi ne kete Zone te Administrimit Zgjedhor ka zgjatur plot 36 ore pa nderprerje . Kryetari i komisionit Emiljano Pjetri ne perfundim te gjithe numerimit dhe mbylljes se kesaj kzaz , ne nje interviste per star plus tv e konsideroi procesin te suksesshem pasi nuk rezulton asnje shkelje apo kontestim i protokolluar.

Nje falenderim ka shkuar per forcat e rendit qe kane ruajtur nje qetesi model jashte dhe brenda qendres se numerimit. Me perfundimin e numerimit ne kzaz nr 2 , u mbyll procesi i numerimit te votave ne te gjithe qarkun e shkodres , ne te cilin ishin te vendosur 8 zona te admininistrimit zgjedhor.

Artikulli paraprakVAU-DEJËS, PARTIA DEMOKRATIKE FITON BINDSHËM
Artikulli tjetërMBYLLEN KZAZ-të, ZBARDHEN VOTAT NË QARKUN SHKODËR