Fluturimet me avionë mbi vullkanin në Ishullin e Bardhë në Zelandën e Re nuk kanë identifikuar asnjë të mbijetuar në zonë.
Rreth 50 persona po udhëtonin në ishull e pabanuar në momentin që shpërtheu vullkani.
Pesë nga 23 personat që u nxorën nga ishulli vdiqën. Ndërsa të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.
Policia beson se të gjithë personat që mbetën gjallë janë evakuuar ndërsa pjesa tjetër e personave të mbetur në ishull mendohet se kanë vdekur.
“Bazuar në informacionin që kemi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar në ishull,”- tha policia.
Tymi dhe hiri vazhduan të ngriheshin mbi ishull të martën.
Ishulli i Bardhë, i quajtur edhe Whakaari, është zona më aktive sa i përket vullkaneve në Zelandën e Re.