Një asteroid me madhësinë e një ndërtese 10-katëshe kaloi pranë Tokës ditën e djeshme në gjysmën e distancës së largësisë së hënës nga planeti ynë.

Asteroidi i quajtur 2017 AG13, i cili ka një orbitë eliptike, ishte dalluar ditën e martë nga vëzhguesit qiellorë të Universitetit të Arizonës. Diametri i tij shkon deri në 34 m dhe kur kaloi afër Tokës po lëvizte me shpejtësinë 16 km/s.Ai do i afrohet sërish planetit tonë në datën 28 dhjetor 2017, por më parë duhet të kalojmë rrezikun e 38 të tjerëve që pritet t’i afrohen Tokës këtë muaj, sipas parashikimeve të NASA-s. Për vite të tëra shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë zgjidhjen e problemit nëse një asteroid do godiste Tokën pa e ditur askush. Tashmë Shtëpia e Bardhë ka lançuar një dokument zyrtar ku përshkruhet plani nëse kjo gjë ndodh.

Artikulli paraprakTJETËR VIKTIMË NGA MOTI I KEQ
Artikulli tjetërDHUNON PRINDËRIT DHE MOTRËN, ARRESTOHET 19-VJEÇARI