Një asteroid i madh me gjatësi sa 40 fusha futbolli do të kalojë pranë planetit Tokë në fillim të shtatorit.
Sipas NASA, asteroidi i emërtuar Florence do t’i kalojë Tokës në një distancë prej 4 milionë kilometra. Florence është asteroidi më i madh që fluturon pranë planetit tonë.
Më 1 shtator, asteroidi Florence do të studiohet nga radarët e NASA që ndodhen në Kaliforni. Ky asteroid ka gjatësi 4.4 kilometra, dhe sipas shkencëtarëve nuk përbën rrezik për planetit tonë pasi trajektorja e tij tashmë është përcaktuar.
Shpresojmë që trupi qiellor nuk do të ndryshojë trajektore, duke e detyruar NASA-n që vendosë në përdorim sistemin e mbrojtjes planetare nëse paraqet rrezik.