Wang Giapingk shkroi historinë të dielën në mbrëmje (7 nëntor), duke u bërë gruaja e parë astronaute kineze që ecën në hapësirë.
Dy astronautët e ekuipazhit prej tre anëtarësh Shenzhou-13, i cili është ankoruar në stacionin Tiangong, që është në ndërtim , kanë përfunduar me sukses një ecje hapësinore prej 6.5 orësh, sipas CNN dhe Space.com.
Wang ka shkuar në hapësirë për herë të parë në 2013 me misionin Shenzhou-10, por nuk mori pjesë në shëtitjen në hapësirë.
Në përgjithësi, vetëm 15 gra, shumica amerikane e NASA, kanë “ecur” në hapësirë.
Astronauti i parë kinez që bëri ecjen në hapësirë ishte Zhai Zhigang, i cili është aktualisht komandanti i Shenzhou-13 dhe ai që shoqëroi Wang në ecjen e saj të parë në hapësirë.