Famulltari At Nikolla Petani nga kisha ortodokse “ Lindja e Krishtit” ka ndarë mesazhin e Anastasit, Kryepeshkop I Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Në fjalën e tij tha se mesazhi I këtyre Pashkëve i dedikohet atyre që po përballen me pasojat e ngjarjeve të fundit që po ndodhin në botë.
Më tej famulltari I kishës ortodokse tha se pjesëmarrja në pesimet dhe ngjalljen e krishtit forcon qëndresën tonë, në mënyrë që depresioni dhe dëshpërimi mos të na përpijë.