Eshtrat e atdhetarit dhe antikomunistit Mark Mhilli i cili u arratis për t’i shpëtuar regjimit komunist që e përndoqi sepse strehoi disa bashkëfshatar që i dolën kundër diktaturës dhe mori pjesë në shumë lëvizje të tjera në mbrojtje të Dukagjinit do të rivarrosen në Mollën e Shoshit. Ky është një amanet i tij përpara se të ndahej nga jeta në vitin 1997 në Bruksel ku mbylli sytë për herë të fundit.
Viktor Kukaj është dëshmitari i fundit që kur ishte fëmijë ka njohur antikomunistin Mark Mhilli në Belgjikë duke treguar edhe disa biseda me atdhetarin shqiptar.
Shoqata “Dukagjini” i dhuroi Mark Mhillit pas vdekjes titullin anëtar Nderi për kontributin e çmuar të tij ndaj çdo regjimi.
Mark Mhilli është një përafqësues i denjë i Mollës së Shoshit shprehen bashkëfshatarët e tij.Një kontribut të madh në rikthimin e eshtrave të Mark Mhillit në vendlindje ka edhe dom Anton Kodrari, koordinator kombëtar i katolikëve shqiptar në Itali.
Pas ceremonisë zyrtare dhe ritualit fetar, eshtrat e antikomunistit Mark Mhilli i cili lindi në vitin 1889 dhe u nda nga jeta në emigrim në 1977 në moshën 88 vjeçare do të prehen në Mollën e Shoshit për të përmbushur amanetin e kësaj figure atdhetare të Dukagjinit por edhe gjithë Shqipërisë.