Ndalimi i luftës në Ukrainë dhe mbizotërimi i paqes kudo edhe në shtetet e tjera ku ka luftë janë kryefjalë edhe e mesazhit të kishës ortodokse shqiptare në këtë Krishtlindje. Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani tha se për shkak të luftës në Ukrainë dhe shtete të tjera në konflikt mbizotëron një hidhërim i pamasë.

Atë Petani në këtë mesazh foli edhe për egocentrizmin që shfaqet në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë si një fenomen negative që duhet të mposhtet nga të gjithë.

Duke përcjellë mesazhin e Atë Anastasit, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Atë Petani tha se duhet të mësojmë nga shembulli i Jezusit.

 

Artikulli paraprakMASSAFRA: A NUK JANË LUFTË VRASJET, DROGA, VARFËRIA?!
Artikulli tjetërRAPSODI I BOTËS, JONUZ DELAJ KONCERTE NË EUROPË DHE SHBA