Një makinë e cila ishte duke lëvizur është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Shkodër. Sipas policisë, 26 vjeçari B.K pretendon se drejt makinës që ai drejtonte dhe e kishte marrë me qira është qëlluar me armë zjarri.Drejtuesi i makinës nuk është dëmtuar, ndërsa është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje.“Policia ka marrë një telefonatë nga shtetasi me iniciale B. K. 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.Ai pretendon se ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA655MK, të marrë qera, kur në hyrje të rrugicës për në banesë, 3 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëher në vendngjarje.Nuk ka viktima apo të lënduar. Pasi u bë kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë gëzhojë”, sqaron policia e Shkodres.Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punohet për të percaktuar rrethanat e ngjarjes.

 

Artikulli paraprak“SFIDAT E TURIZMIT NË QARKUN E SHKODRËS”
Artikulli tjetërNGJARJA NE AKSIN SHKODER – MURIQAN, POLICIA SQARON DETAJET