Një atentat me armë ka ndodhur në fshatin Bruç të Matit, ku është qëlluar ndaj një makine. Burimet policorë thanë se është qëlluar me armë ndaj një makine.
Në makinë ka qenë 42-vjeçari me inicialet Dh. L., i cili po udhëtonte me një makinë ‘Volksvagen’. Në makinë ka qenë duke udhëtuar vetëm 42-vjeçari dhe mësohet se nuk ka të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja. Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët