Një person është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në komunën Novi Ligure (në provincën Alessandria) në Itali.

Mediat lokale bëjnë raportojnë se i plagosuri është shqiptar, 44 vjeç, por pa bërë të identitetin e tij.

Sipas të njëjtave burime, të shtënat u shënuan në rrugën “Rattazzi”, pranë kryqëzimit me “Corso Piave” ndërsa shqiptari, me precedentë të mëparshëm në Itali, është transportuar në spitalin “San Giacomo”, në komunë.

 

Raportohet se ai është plagosur në njërën kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet janë se personi që shkrepi armën është një italian.

Një hetim ka nisur nga karabinierët për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Artikulli paraprakBALLA I PERGJIGJET BASHES : E DO SHQIPËRINË VEÇ PËR MOLLË SHERRI E PUSHTET
Artikulli tjetërASGJËSOHET RRJETI AZIATIK I PROSTITUCIONIT,MBI 100 VETË NË PRANGA