Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano. Sipas raportimeve të medieve italiane, i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, i cili është transportuar në spital, në gjende të rëndë.

Mediat lokale raportojnë pak pas orës 20.30, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u qëllua me të paktën një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se ashtu i plagosur, ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, hetimet janë në vijim.

 

Artikulli paraprakPRANON SE ËSHTË TERRORIST, SHQIPTARI I LIDHUR ME ISIS DEL PARA GJYKATES NË SHBA
Artikulli tjetërSI DO FINANCOHEN UNIVERSITETET, QEVERIA MIRATON 3 GRANTE