Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Vlorë. Policia bën me dije se të shtënat me armë zjarri janë raportuar në hyrje të fshatit Kaninë.
Gjatë inspektimit të vendit të ngjarjes policia ka gjetur të paktën 15 gëzhoja. Kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë qëlluar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Burime nga policia thanë se shënjestër e breshërisë së kallashnikovit ka qenë një person që po udhëtonte me një makinë “Fiat”. Personi është larguar me makinën e tij, ndërsa policia po kontrollon në fshatin Kaninë për identifikimin e autorit dhe të shënjestrës.