Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi

Dy shqiptarë kanë denoncuar në Policinë e Athinës një atentat të kryer ndaj tyre në zonën e quajtur “Spata”, një lagje në afërsi të Aeroportit të kryeqytetit grek. Sipas denoncimit, atentati ndodhi gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe orëve të para të së enjtes, në kohën që ata të dy, babë e bir, po ktheheshin në banesën e tyre, raportojnë mediat greke. Ata u qëlluan me armë, sipas deklatatës që ata bënë në policat. Viktimat deklaruan se s’kanë asnjë konflikt, as në Greqi dhe as në Shqipëri. Pak orë më vonë, persona që ende nuk janë identifikuar iu afruan sërish zonës ku banonte familja e shqiptarëve dhe qëlluan me armë, këtë herë në drejtim të banesës së fqinjëve të dy të plagosurve, edhe ata shtetas shqiptarë, por për fat pa shkaktuar viktima. Besohet se në të dyja rastet është përdorur e njëjta armë. Prej atentatit, dy shtetasit shqiptarë morën plagë të lehta dhe u dërguan në Spitalin “Evangjelizmos” të Athinës, ku morën ndihmën e parë. Autoritetet helene thonë se gjetën në muret e banesave gjurmët e plumbave, por për momentin nuk publikojnë asnjë të dhënë lidhur me rastin. Raportohet se po hetohen të gjitha pistat, por më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve, ose e mosmarrëveshjeve mes familjeve shqiptare që banojnë në këtë zonë.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU TAKIM ME GRATE SHKODRANE
Artikulli tjetërZGJEDHJET, PD DHE SFIDA E FITORES