Një i vdekur dhe një i plagosur eshtë bilanci i një atentati me armë zjarri ne Kurbin. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:00 te mëngjesit të së shtunes ne ambjentet e nje kompanie përpunimi inertesh në Gurez të Kurbinit, ndërsa objektiv i sulmit me arme ishte pronari i saj Ardian Gjeloshi 51-vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes ne Tiranë, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur ekonomisti i firmes Selman Mihana 70-vjeç banues ne Malbardhe të Kurbinit.

Gjeloshi mesohet se ka marrë dy plumba në krah dhe brinj dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten, ndërkohe pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek konfliktet qe mund të kete patur 51-vjeçari.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes administroi çdo prove dhe dëshmi, ndërsa në ndihmë të bluve të Lezhës mbërriten dhe forcat RENEA të cilët po ushtrojnë kontrolle me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona dhe kane levizur me një automjet përmes rrugeve dytesore me zonen e Fushë-Kuqes.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e proves materiale rreth 20 gezhoja automatiku, ndërsa po pritet kçyrja e kamerave te sigurisë në hyrje të kompanise të cilat mendohet të kenë filmuar autoret, çka mund te ndihmojne ne zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakREFUZOJNË QYTETIN PËR BUJQËSINË
Artikulli tjetërRRUGA E VARREZAVE E HARRUAR NGA INSTITUCIONET