Një 54-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në një atentat në fshatin Rrilë të Lezhës.Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në rrugen kryesore përballë shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni”, ndërsa objektiv i sulmit me armë ishte Agron Puka banues në Rrilë.Ky i fundit po lëvizte me një automjet tip “Audi” dhe u qëllua me breshëri plumbash sapo la fëmijet në shkollë.Nga të shtënat 54-vjeçari mori një plumb në pjesen e shpatullës dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ngjarja e cila ndodhi pranë portës së shkollës krijoi frikë dhe panik të nxënësit dhe prindërit, por fatmiresisht nuk pati përsona të tjere të lënduar.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se autoret kanë qenë 4 persona të cilët kanë lëvizur me një automjet tip “Audi” ngjyre të bardhë, por pa arritur ende që të identifikohen.Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë, të cilat mendohet se kanë filmuar lëvizjet e autoreve.

Ndërkohë 54-vjeçari Agron Puka nuk rezulton të jetë përson me preçedent të meparshem penal.Ai punonte në një ferme blektorale në fshatin Balldre, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek një konflikt verbal që ai ka patur gjatë diteve të fundit me disa persona.

Artikulli paraprakMYFTINIA DHE “MIRËSIA” DONACION PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PUBLIKON REGJISORËT FITUES PËR PROJEKTET E REJA QË DO VIHEN NË SKENËN E TEATRIT “MIGJENI”