Pa u mbullur ende plagët e shkaktuara nga sulmi me armë në qendrën tregtare ne Mynih, ku gjetën vdekjen 9 persona, Gjermania është goditur nga një tjetër atentat mbrëmjen e djeshme.
Një person ka hedhur veten në erë në qytetin bavarez të Ansbach, në hyrje të një vend ku po mbahej një koncert me 2.500 spektatorë. Personi raportohet të jetë një refugjat sirian 27-vjeçar i cili ka humbur jetën, ndërsa ka plagosur dhe 12 të tjerë. Mësohet se ai kishte tentuar dhe më parë të vriste veten dhe pasi i është refuzuar kërkesa për azil politik në Gjermani. “Eshtë e mundur, sipas mendimin tim personal, që ku të ketë qenë një sulm vetëvrasës i një elementi të ISIS” i ka thënë Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, agjensisë gjermane Dpa.