QËLLOHEN ME AUTOMATIK EDMIR ALIJA DHE EDMOND BATRA, PLAGOSET AMARILDO PIRANI.Dy persona janë vrarë teksa janë qëlluar me breshëri automatiku. Nga atentati një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në qytetin e Shkodrës në lagjen “Dudas” ditën e shtunë rreth orës 14:00. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë shtetasi Edmir Alija, 37 vjeç, një emër i njohur në Shkodër.

Nga plumbat mbeti i vrarë edhe shtetasi Edmond Batra, vjeç 40. Në vendgjarje shtetasi Amarildo Pirani, vjeç 20, nipi i Aliajt ka arritur t’i shpëtojë vdekjes duke mbetur i plagosur. Nga sa mësohet atentatori është afruar me një motorçikletë dhe me shpëjtësi ka qëlluar me breshëri automatiku. Shtetasi Edmir Alija ka gjetur vdekjen në spital ndërsa Edmond Batra ka mbetur i vdekur në vend dhe pas rreth 30 minutash një ambulancë e ka transportuar në morgun e spitalit. Një pjesë e fundme e motorçikletës ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe duket se në tentativën për tu larguar autori i krimit mund të jetë rrëzuar. Viktimat në momentin kur janë qëlluar po qëndronin në këmbë në trotuar ndërsa personi që ka ardhur me motor mësohet se ka qenë me skafandë dhe i maskuar. Gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja në rrugë nuk ka patur shumë fluks duke i dhënë përparësi atentatorit për të qëlluar me kallashnikov. Shtetasi Edmond Batra nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në Shqipëri nga emigrimi. Ende nuk ka një pistë të saktë se cili prej dy të vrarëve ka qenë objektiv i personit që ka qëlluar sepse sipas të dhënave të deritanishme Batra dhe Aliaj nuk patur ndonjë lidhje sëbashku. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka bërë hetimet e para dhe po skedon pistat më të mundshme që mund të kenë çuar në vrasjen e dy shtetasve dhe plagosjen e të tretit. 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/2z1SxG6e85I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDEBATE MES PREFEKTIT E BANORËVE TË “STADIUMIT”
Artikulli tjetërKRAJA ME VEÇANTITË SHESTANASE