Një agjent policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, pranë një lokali, ndërsa efektivi i plagosur është Ermal Bregu. Efektivi, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës raportojnë se i plagosuri është në rrezik për jetën.
Autori dyshohet se është fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ta arrestuar. Nga të dhënat e para dyshohet se autori është në moshë të re, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Ermal Bregut si agjent policie. Tiranë, pamje nga vendi ku u qëllua oficeri i krimeve