Një 35-vjeçar shqiptar në Greqi është qëlluar me armë pranë Shën Panteleimonit. Sipas mediave greke, shqiptari u plagos në këmbë dhe nuk ka rrezik për jetën.

Atentatori nuk është identifikuar; ai qëlloi dhe u largua. Policia nuk arriti ta arrestojë.

I plagosuri u mor në pyetje nga policia, por emri i tij nuk është bërë me dije.
Autoritetet dyshojnë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh ose tentativë vjedhjeje.

Artikulli paraprakPASTRON ARMËN E GJAHUT, PLAGOS AKSIDENTALISHT TË SHOQEN
Artikulli tjetërSHTOHEN RASTET E VJEDHJES SË BAGËTIVE