Atentat pas aksidentit, shqiptarit ia mbushin trupin me plumba në Romë
Dukej si një aksident rrugor, por kur një nga shoferët e përfshirë (shqiptar) u transportua në urgjencë, u zbulua se ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dje në Colleferro të Romës. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje rreth orës 20:30 në zonën Valle Martella, pas një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre makina. Tre persona që udhëtonin në dy makina, një 34-vjeçar shqiptar dhe dy italianë, 41 dhe 52-vjeç, janë transportuar në spitalin e Tor Vergata. Mjekët në urgjencë konstatuan se shqiptari nuk kishte plagë të shkaktuara nga aksidenti, por nga disa goditje me pistoletë që e kanë prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Ai po mjekohet në spital. Ndërsa, policia po heton për tentativë vrasje.