Atentat pranë Lungomares, ekzekutohet një person teksa ecte me biçikletë
Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një person ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri dhe disa të tjerë raportohet se janë plagosur. Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi pranë zonës së Lungomares, dhe dyshohet se kanë qenë dy autorë që qëlluan mbi viktimën. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri. Burime nga Policia e Vlorës thonë se viktima, i cili mendohet se është rreth 22 vjeç ka qenë duke udhëtuar më biçikletë kur është ndaluar nga dy persona dhe më pas është qëlluar 5-6 herë me armë. Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.Viktima eshte R. O. 36 vjec.