Një 28-vjeçar i ka shpëtuar një atentati këtë të hënë në Durrës. Ngjarja është në lagjen 6 të Durrësit dhe në kërkim policor është shpallur 25-vjeçari me inicialet E.B.
Sipas policisë, 25-vjeçari ka qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me drejtues S.N., 28 vjeç. Ky i fundi, ka dalë i palënduar nga atentati.
Ndaj 25-vjeçarit të shpallur në kërkim rëndojnë veprat penale: “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.