Atentate, grabitje, drogë, e makina luksoze, arrestohen 9 të ‘fortët’ e Niklës, mes tyre dhe një polic.

Hetimet për një atentat me tritol kanë çuar në pranga 9 persona dhe një i dhjetë është kërkim sepse dyshohen se kanë bërë edhe trafik të lëndëve narkotike nga Tepelena në Tiranë.Hetimi për këtë operacion ka nisur që më datë 19.09.2016, procedim i regjistruar në Prokurorinë e Krujës, në lidhje me atentatin me eksploziv ndaj Gentian Bejtjes, që u ndoq me metoda speciale të hetimit.Në përfundim të hetimeve u arrestuan në flagrancë të 2 persona, u ndaluan 7 të tjerë dhe u shpall në kërkim 1 person tjetër, gjithsej 10 persona të penalizuar.U arrestuan në flagrancë:1.Klaudio Ismalaja, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale”Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”dhe ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. 2.Arbër (Astrit) Rryçi, 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprën penale”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.U ndaluan shtetasit:1.Edison PULA 21 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale“Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë””, Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.2.Edison BAMI 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkepunim,“Shkatërrim i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.3. Ilir CACA 45 vjeç, banues në Fushë -Krujë, Efektiv i Policisë së Burgut në burgun Zahari,Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”në bashkëpunim.4. Marklen HAKA 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”.5. Muharrem SHETA 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.6. Fadjol ANAMALI 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale”Fallsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim”.7. Arjan ADEMI 36 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Fallsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim”.Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen 22-vjeçarit me inicialet O.C., banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”dhe”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.Ky grup kriminal dhe konkretisht shtetasit O. C., dhe Edison Pula të ndihmuar dhe nga shtetasi Edison Bami, më datë 19.09.2016, kanë tentuar të vrasin me eksploziv Gentian Bejtjen Lëndën shpërthyese këta person e kanë vendosur në mjetin tip Touareg me targa AA 020 BH dhe aktivizimin e saj e kanë bërë në lëvizje, nëpërmjet celularit.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Nikel-Fushë -Krujë dhe drejtuesi i mjetit ngeli i plagosur.Arjan Ademi është punonjës, agjent i një kompanie celulare, ndërsa Fadiol Anamali është pronar i dyqanit në Shkodër që ka bërë të mundur shitjen e numrave celularë të këtij grupi kriminal bazuar në dokumente të falsifikuara dhe në emra të tjerë.Më datë 7 nëntor 2016, ky grup dhe konkretisht Edison Pula, O. C., Marklen Haka dhe Klaudio Ismalaja në bashkëpunim me njëri -tjterin dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 2 mjete ne aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, një autoveturë tip Benz Mercedes dhe një mjet tip furgon.Më datë 19.12.2016, ky grup dhe konkretisht shtetasit O.C, Klaudio Ismalaja, Muharrem Sheta dhe Arber Rryci, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë transportuar një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva nga Tepelena në drejtim të Krujës.Në aksin rrugor Kavajë –Durrës këta pesona kanë tentuar ti shmangen postbllokut të policisë duke dalë në rrugën dytësore, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.Policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur të bllokojë sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip Mercedes Benz ML, që transportonte lëndën narkotike dhe drejtohej nga shtetasi O.C, mjetin shoqërues tip Ben, që drejtohej nga shtetasi Klodian Ismalaj duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të këtij të fundit.O. C ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.Gjithashtu u arrestua në flagrancë dhe shtetasi Arber Rryci dhe u ndalua shtetasi M.Sheta.Në këtë operacion janë sekuestruar:• 4 mjete luksoze:1.Mercedes Benz ML ,në pronësi të O.C;2.një mjet tip Benz Mercedes Avantgarde, në pronësi të shtetasit K.Ismalaja;3. një mjet tip Benz Mercedes CLS, në pronësi të A.Rryci dhe 4.mjeti tip Benz Mercedes, në pronësi të shtetasit Ilir CacaArber Rryci i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash, 11 400 € dhe 95 000 lekë të reja, ndërsa shetasit Marklen Haka i janë sekuestruar kartmonedha në Dollare, Euro Franga , Paund britanike dhe 60 mijë lekë të reja.Persona e mësipërm janë të dyshuar dhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale, kryesisht grabitje nën kërcënimin e armëve, krime kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të cilat nga Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë janë në fazën e dokumentimit ligjor për këta shtetas dhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me ta dhe për shkak të kësaj pune nuk jepen të dhëna të tjera që do te dëmtonin sekretin dhe ecurinë e hetimeve.

Artikulli paraprakSULMI NË BERLIN, POLICIA NË KËRKIM TË NJË TUNIZIANI 21 VJEÇAR
Artikulli tjetërKUVENDI NË SEANCËN E FUNDIT TË 2016, LIGJI I PLEHRAVE SHTYHET PËR NË VITIN 2017