Atentati që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe një i tretë u plagos, tronditi qytetin.

Atentatorët dogjën më pas makinën që përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur në fshatin Sherisht. Brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit.

Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë.

Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”.

Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.

Artikulli paraprakDJEGIA E MANDATEVE, JA ÇFARË PARASHIKON KUSHTETUTA DHE KODI ZGJEDHOR
Artikulli tjetërPD-JA DJEG MANDATET, QEVERIA: NUK DO TË NDOTIN MË PARLAMENTIN ME BOJË