Prangoset autori i dyshuar i një atentati të dështuar në Shijak, ngjarje e ndodhur në 29 shtator të 2019.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur sot, se ka prangosur një 27-vjeçar me inicialet I. B., si autor të dështuar të këtij krimi.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Specialistët kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në Drejtorinë Vendore Durrës bënë ndalimin e shtetasit I. B., 27 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas, më datë 29.09.2019, në Shijak, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banues në Shijak, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa. Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, ‘Armëmbajtja leje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË XIBRAKË,PËRPLASET NJË MAUNE ME NJË VETURË
Artikulli tjetërMETA: MERITONI NJË SHQIPËRI MË TË DREJTË