Është plagosur me armë zjarri pak momente më parë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur. Ai tha se Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që ai është plagosur edhe herë tjeter.

“Pak minuta më parë është plagosur ish-kryetari i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Shkodrës. Plagosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, në një lulishte në pranë Kishës Ortodokse. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe është transportuar në spital. Nga hetimet e para policia dyshon se kjo ngjarje të jetë e lidhur me periudhën që ai ka shërbyer si kryetar komune. Kohë më përpara kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij. Ka qenë një sinjalizim dhe 2 herë të tjera persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij”- u tha për mediat.

Artikulli paraprakPLAGOSET ME ARMË ZJARRI NË QENDËR TË QYTETIT TË SHKODRËS ISH-KRYETARI I KOMUNËS SË VELIPOJËS
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SHKODËR, FAMILJARËT THIRRJE PËR TË DHURUAR GJAK. T’I DREJTOHEN SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS!