Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku një lëndë eksplozive ishte vendosur në automjetin e shtetasit, Ervin Memo, 38 vjeç.

Policia ende nuk ka dhënë një konkluzion për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të pronësisë që ka familja e 38 vjeçarit, e cila prej vitesh ndodhet në gjyqe për këto çështje.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur sapo Memo ka hyrë në makinën e tij dhe sipas policisë ai ka qenë i telekomanduar. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në anën e pasagjerit në automjetin e 38 vjeçarit, i cili pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit.

Artikulli paraprakPËR 4 ORË BLLOKOHEN 15 PATENTA, SHKAK SHPEJTESIA TEJ NORMAVE
Artikulli tjetërKAPET KOKAINË NË AUTOBUSIN E LINJËS ATHINË-TIRANË