Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të PD  në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Berisha bën fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.

“Nuk ka diskutim se në tërë historinë e botës pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për ti marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit të liria.

U godit si kundërshtar politik, në mënyrë më kriminale të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot te shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, u strukën në labirintet e krimit tyre të shëmtuar dhe ky është Edi Rama. S’ka krye në botë nëse do ishte dorë jashtë që s’do dënonte një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltës si krim politik. Me këtë heshtje faktoi se qëllon kryekëput me para këtij akti”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBEGAJ THIRRJE SHQIPTARËVE: MË 14 MAJ SHPREHNI VULLNETIN TUAJ NË KUTITË E VOTIMIT, DENONCONI ÇDO INTIMIDIM APO SHANTAZHIM
Artikulli tjetërPRAG SEZONI TURISTIK NË SHËNGJIN