Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar për atentatin me tritol në makinën e Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Topalli shkruan se shpërthimi i ndodhur, është një sulm ndaj çdo qytetari ndërsa tha se atentati është edhe paralajmërim për kreun e PD jo thjesht sulm ndaj Bernard Ndrecës.

“Fushata është çelur me tritol! Benardi është një djalë shumë i mirë. Familja e tij ka respektin e zonës. Tritoli i vendosur nën makinën e tij është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai është një sulm kriminal kundra cdo qytetari. Benardi do e kujtoj këtë akt kriminal për gjithë jetën … por ajo që ka jetuar ditën e saj më të veshtire ka qenë nana e Benardit, që doli me përcjell djalin e pa të shpertheje makina ku ishte i biri. Fjalet e saj:- “o e mjera unë”….më risillen në kokë herë pas here. Djalin e saj e shpëtoi vetëm Zoti sot. Por, kjo ditë shenon një dite te zezë në historinë politike të vendit tone. Si në Afganistan!”-shkruan Topalli.

Artikulli paraprakREAGON KANDIDATI I PS PËR BASHKINË VAU DEJËS NË LIDHJE ME ATENTATIN NDAJ KREUT TË PD VAU DEJËS
Artikulli tjetërDEPUTETË TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE SHQIPËRI E KOSOVË TAKOHEN NË MINISTRINË E ARSIMIT