Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, policia tashmë e ka një të dyshuar.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i dyshuar si i përfshirë në atentat.
“Ka dyshime të forta që është përfshirë në atentat.Është marrë në pyetje dhe po mbahet në drejtorinë e policisë së Tiranë. Ai është ndaluar duke tentuar të largohet nga Shqipëria”
Në vijim pritet të ketë një komunikim nga ana e policisë.
Arrestimi erdhi pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në banesat e Krujës të Durrësit dhe të Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona të cilët po merren në pyetje në policinë e Durrësit dhe Tiranës.
Në atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, mbeti i plagosur ai vetë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi.