Media italiane Il Messaggero ka zbardhur dyshimet mbi motivin e detajet e vrasjes së shqiptarit Gentian Kasa në një lagje periferike të Romës natën e 25 janarit 2020.
Sipas medias italiane motivi i vrasjes ka qënë një larje hesapesh për pazare droge por jo për doza e sasi të vogla por për eksportimin e kokainës në nivel ndërkombëtar.
Ekzekutimi i tij në lagjen Tuffelo ka banonte së bashku me bashkëshorten e tij ka qenë i planifikuar nga një killer me pistoletë. Gentian Kasa pak çaste para vrasjes nuhati atentatin duke tentuar të ndryshojë rrugë por nuk pati kohë të shpëtojë.
Killeri e ka qëlluar me katër plumba të një pistolete të kalibrit 7.65mm. Tre prej plumbave e morën në gjoks e një plumb në kokë i cili qe fatal e i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Kush urdhëroj vrasjen e Gentian Kasës?
Sipas Il Messaggero, autoritetet italiane po hetojnë në disa pista për të identifikuar udhëruesit e kësaj vrasje. Pista më e mundshme sipas medias italiane është ajo e mafias shqiptare e cila vepron në disa lagje të Romës si në Ponte Milvio, Ostia, San Basili e Primavalle.
Gentina Kasa po vuante dënimin për trafik droge e prej pak kohësh kishte fituar regjimin e gjysëm lirisë i cili e detyronte që çdo natë në ora 23.00 të kthehej në qelinë e burgut. Me shumë urdhëruesit e vrasjes ishin informuar mbi këtë kusht të ri të dënimit të tij.
Gentian Kasa ishte arrestuar për drogë vite më parë në Romë e më pas më 2014 në Ancona po për drogë. Arrestimi i fundit kishte identifkuar se Gentian ishte pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge që eskportohej nga Greqia.
Sipas Il Messaggero, Gentian Kasa nuk ishte një korrier i thjeshtë droge por një trafikant i nivelit të lartë. Sipas saj lidhjet e mafias kalabreze ndrangheta me kriminalitetin shqiptar materializohen dhe në Romë e hetimet e antidrogës italiane në zonat Tufello, ku ndodhi vrasja e San Basilio ku fakt është një realitet. Kriminaliteti roman është në afera biznesi me bosa të fuqishën e të pamëshirshëm shqiptarë.
Media italiane kujton dhe vrasjen në gusht të 2019 të kryetifozit të Lazios, Fabrizo Piscitelli i njohur me nofëkn Diabolik ku ndër hiptoezat e ekzekutimit është dhe dyshimi se u ekzuktua nga një komandë shqiptare.
Një tjetër pistë e mundshme ku po hetohet për vrasjen e Gentian Kasës është e lidhur me megaoperacionin antidrogë të pak ditëve më parë në lagjen ku ai banonte i cili vuri në prangë 21 persona mes të cilëve edhe vëllezërit Marando të klanin mafioz kalabrez me të njëjti emër. E vrasja e Gentian Kasës mund të lexohet si fryt i raporteve delikate mes të arrestuarve.
Media italiane citon rrëfimet e një investiguesi i cili thotë se “një tjetër familje mafioze Gambacurta është në aleancë me kriminalitetin shqiptar duke krijuar një përzierje shkatërruese.
Burrat e mafies tradicionale duke u bashkuar me egërsinë e bosave shqiptarë arrijnë një nivel shkatërrues mjaft të lartë. Duke bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e urdhëruesve të vrasjse së një shqiptari.”