Atentati me armë zjarri, ndaj 51-vjeçarit Ardian Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i plagosur, ky i fundit dhe u vra ekonomisti i fimes Selman Mihana vijon të mbetet pa autor.Në deklarimet e tij para hetuesve, tëksa ka treguar dinamiken e ngjarjes biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi.
Ndërkohë përgjatë dy diteve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numer i konsiderueshem përsonash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria, e cila lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2002 ku mbeti e vrare një grua dhe u plagos një efektiv policie dhe të dyshuar për krimin kanë qenë 51-vjeçari Gjeloshi sëbashku me vëllanë e tij.
Nga teresia e veprimeve hetimore ka dyshime të forta se autoret mund të kenë qenë vrases me pagese, që mund të kenë ardhur nga zona e Krujës e më pas janë larguar pëmes rrugeve dytësore me një automjet Range Rover me ngjyre të zezë i cili rezulton të jetë i vjedhur.
Lëvizjet e tyre janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nuk është arritur identifikimi pasi mbanin maska.Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunes, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autoret i kanë ruajtur lëvizjet e tij.