Detaje të reja janë zbrdhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të një ditë më parë ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe i vrarë 70-vjeçari Selman Mihana 70-vjeç, ekominst pranë kompanisë së përpunimit të inerteve në Gurëz të Kurbinit.Nga veprimet hetimore të kryera dhe mbledhja e dëshmive në vendin e ngjarjes, rezulton se autoret kanë qenë 4 përsona.Sapo shenjestra e tyre ka hyre në biznesin në pronësi të tij, atentatoret kanë ardhur me një automjet Rang Rover ngjyre e zezë të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve dhe tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.Sapo janë afruar njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetem dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyre.Nën shoqërinë e shenjestres ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentative për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.Në momentin e ngjarjes ka patur dhe punonjës të tjere brenda kompanisë së inerteve të cilët po shpërndaheshin për të nisur punen dhe kanë shpëtuar për mrekulli.Pas ngjarjes tre përsonat e maskuar janë larguar dhe kanë hipur sërish të automjetin foristradë Rang Rover, ku po i priste përsoni i katërt i cili kishte rolin e shoferit.Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishem në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë.Ndërkohë përgjatë 24-oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 përsona, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi në vitin 2002, 51-vjeçari Ardjann Gjeloshi bashkë me të vëllanë ishin përfshire në një ngjarjes, nga ku mbeti e vrare një grua dhe i plagosur një efektiv policie, por në sitë po kalojnë edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur shënjestra e këtij sulmi me armë zjarri.Atentati mearmë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunes, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autoret i kanë ruajtur lëvizjet e tij.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LAGJEN “RUS”, SHPËTON I MOSHUARI
Artikulli tjetërDY FITORE PËR AKADEMINË VLLAZNIA