Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi paraditen e së martës në Rrëshen, ku nga të shtënat mbeten të plagosur dhe 3 përsona të tjere vijon të mbetet pa autor.Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 përsona për atentatin, mes të cileve dhe pjestarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima.

Në dëshminë e tyre para hetuesve ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërkohë po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa biznese në qytet si dhe përgjatë akseve rrugore nga ku mendohet se ka lëvizur automjeti i autoreve të këtij krimi.Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se makina tip foristradë ngjyre e zëzë e përdorur në ngjarje, rezulton të ketë patur targa të falsifikuara, ndërsa dy autoret dyshohet të kenë bashkëpunuar edhe me përsona të tjere për të kryar krimin.Këta të fundit mund të kenë shërbyer si informator mbi lëvizjet e viktimes, i cili dyshohet të ketë qenë në survejim prej të pakten 1 muaj.

Prej momentit të ngjarjes në Mirditë, vijon të ketë forca të shumta policie përfshire dhe ata të RENEAS të cilët po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në disa zona në kërkim të ndonjë gjurme të lënë nga autoret, që mendohet të kenë qenë vrases me pagese.Pista kryesore e hetimeve është konfliktit mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen, por pa përjashtuar dhe probleme të tjera që mund të ketë patur viktima apo dhe pjestarë të familjes brenda dhe jashtë vendit.59-vjeçari Martin Bardhi u sulmua me bresheri plumbash teksa po pinte kafe bashkë me tre përsona të tjere në ambjentet e jashtë të lokalit në pronësi të tij ngjitur me spitalin e Mirditës, 50 metra larg komisariatit të policisë.

Nga të shtënat mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere Ilir Bardhoku, 45 vjeç, Olti Gjini, 30 vjeç si dhe Indrit Bardhi, 42 vjeç.Ata po mërrin mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë viktima Martin Bardhi ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, pasi ishte vënë nën akuze sëbashku me të djalin e tij dhe një të aferm të tentative vrasje të Saimir Reçit, ngjarje e ndodhur në muajin mars të këtij viti në Rrëshen.I riu u qëllua disa herë me armë zjarri, por fatmiresisht nuk mori lëndime pasi po lëvizte me një automjet të blinduar.

Artikulli paraprakMEMORIALI PËR 7 MARTIRËT NË BREGU I LUMIT
Artikulli tjetërLEZHË, HOMAZHE PËR POLICIN E VRARË NË KOSOVË