“Mund të hapni kamerat apo të pyesni dëshmitarët për të provuar deklarimet tona se ku kemi qenë para, gjatë dhe pas momentit të ngjarjes. Nuk kemi lidhje me vrasjen, konflikti i mëhershëm është referuar në organet përkatëse dhe janë marrë ato me rastin”.Kështu janë shprehur para hetuesve pjestaret e familjes Reçi, të cilët u moren sërish në pyetje në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit dhe plagosjen e tre përsonave të tjere, ngjarje e ndodhur paraditen e së martes në Rrëshen.Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, për shkak të konflikteve qe ka patur viktima me fisin Reçi. Pavarësisht pretendimeve të tyre, grupi hetimor po verifikon të gjitha lëvizjet para dhe pas ngjarjes të Saimir Reçit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Ndërkohë gjatë ditës së enjte është zhvilluar një mbledhje në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku krahas përfaqësuesve te prokurorisë kane qenë të pranishëm dhe drejtues të sektorit të kriminalitetit në Policinë e Shtetit, ku u diskutua mbi veprimet hetimore të deritanishme.Kur kanë kaluar 3 ditë nga atentati, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, teksa po punohet me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre.Dyshohet se dy persona kanë qenë në automjetin nga i cili qëlluan duke vrarë Martin Bardhin e plagosur tre të tjerë.
Skena është regjistruar përballë një kamere sigurie të lokalit të vetë viktimës, por autorët kanë qenë të maskuar duke pamundësuar identifikimin.Dëshmitë e familjarëve të viktimës nga ana tjetër nuk kanë dhënë ndonjë indicie të fortë për hetimin, pasi burime nga Policia e Lezhës thonë se nuk ia kanë drejtuar gishtin e akuzës dikujt veçanërisht.