Koordinatori rajonal për tiranën, Klevis Balliu ka dalë në një deklaratë për mediat pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër ku u shpreh se kjo ngjarje tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.
DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU
Përshëndetje,
Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.
Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kunder korrupsionit dhe kundër krimit.
Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë.
Por Edi Rama e zëvendësoi Policinë e Shtetit me Narko-policinë e Pushtetit, për të cilën, mafia nuk është armik, por eshte aleat.
Armiku i vetëm i narko-policisë së Edi Ramës janë qytetarët që protestojnë, sepse s’kanë ilaçe, s’kanë pensione , s’kanë rroga, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre.
Këto janë bandat me të cilat Edi Rama fiton zgjedhjet, këto janë bandat me të cilat Edi Rama qeveris, këto jane bandat me të cilat po përballet opozita dhe qytetarët.
Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.
Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit Shqiptar, i bën thirrje koshiencës sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues.