Një person mbeti i plagosur ditën e sotme në një atentat në fshatin Turan të Tepelenës.

Ai është S. Gj., i cili ndërkohë po kthehej nga në banesën e tij me mjetin tip Benz, kur iu zu pritë dhe u qëllua me breshëri automatiku.

Sikundër u konstatuar plumbat depërtuan në brendësi të makinë nga ana e shoferit.

Gjoka fatmirësisht i ka shpëtuar paq atentatit dhe ndodhet në spitalin e Tepelenës jashtë rrezikut për jetën.

Pistat e para janë lidhja e mundshme e të riut me një vajzë nga Tepelena, pasi vetëm pak kohë më parë çifti ishte ndarë.

Ndarja është shoqëruar me konflikte , ndërkohë që familjarët ishin shprehur për hakmarrje.

Policia ndërkohë ka shoqëruar edhe disa persona lidhur mbi ngjarjen, midis të cilëve edhe personin që ndodhej në makinë me personin e plagosur, i identifikuar si K. M., të cilit iu gjetën në banesë 200 rrënjë kanabis.

Artikulli paraprakVËLLAI PLAGOS RËNDË ME SHAT VËLLANË E MADH, 60-VJEÇARI NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërVENDIMI I PD, KRIJOHET ALEANCA QYTETARE PËR MBROJTJEN E DEMOKRACISË