Atentati në Zvicër,sulmuesi i vrarë është autor edhe i një vrasjeje tjetër

Përgjegjës për sulmin e armatosur që ndodhi mbrëmë në një xhami të Zyrihut është një 24-vjeçar zviceran, i cili është gjetur i vdekur jo larg xhamisë. Në një konferencë për media që është mbajtur sot pasdite në Zyrih, autoritetet policore kanë vërtetuar atë që supozohej mbrëmë, për lidhjen në mes të sulmit me tre të plagosur në xhami dhe kufomës së gjetur rreth 300 metra larg nga ky vend, shkruan media zvicerane sda.ch Personi nuk kishte rënë në sy më parë për çrregullime psikike, ka thënë përgjegjësja e policisë kriminale të Cyrihut në konferencë. Ajo po ashtu ka theksuar se aktualisht nuk ka të dhëna që do të dëshmonin se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Nuk ka pasur asnjë lidhje mes autorit dhe xhamisë ku ka ndodhur sulmi. Dëshmitarë të sulmit thonë se sulmuesi para se të shtinte me armë kishte bërtitur: “Jashtë nga vendi ynë!”. Por policia nuk ka mundur ta vërtetojë këtë. Sulmuesi, sipas policisë, ka pasur interesim për okultizmin. Ai konsiderohet se është fajtor edhe për vrasjen që ka ndodhur në lagjen Schwammendingen të Zyrihut, ku të dielën ishte gjetur një burrë i vdekur në kopshtin e lojërave të fëmijëve. Vrasësi, tashmë i vetëvrarë, ka qenë shok i ngushtë me viktimën, një kilen, moshatar i tij, me të cilin ndërkohë i kishin prishur marrëdhëniet.

Artikulli paraprakCELULARËT S’DO FUNKSIONOJNË MË GJATË UDHËTIMIT ME MAKINË
Artikulli tjetërREFUGJATI SIRIAN I KTHEN NJË GJERMANEJE 50 000 EUROT E HUMBURA