Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është aktivizuar zyrtarisht ndërsa pritet ndihmë nga Italia, Franca, Rumania dhe Republika Çeke.
Nesër pritet një helikopter Super Puma nga Franca, një avion Canadair nga Italia dhe 75 zjarrfikës së bashku me 25 automjete nga Çekia. Pritet edhe ndihma nga Spanja dhe Turqia.
Avionëve u kanë mbetur vetëm dy orë deri sa të perëndojë dielli – pas kësaj ata duhet të ulen, dhe operacioni i shuarjes së zjarrit do të bëhet nga zjarrfikësit dhe njetet e zjarrit në terren.
Ndërkohë një helikopter zjarrfikës u desh të ulej më herët për shkak të një defekti mekanik.