NJË GRUP TË RINJSH SHKATËRROJNË DHJETRA VITRINA DHE DJEGIN AUTOBUSIN. Kryeqyteti grek, Athinë, ka perjetuar një natë të dhunshme.Një grup të rinjsh, për të cilët policia thotë se janë pjesëtarë të grupeve anarkiste kanë shkatërruar dhjetëra vitrina dhe u kanë vënë zjarrin nje autobusi urban, ndërsa kanë shkatërruar të paktën 8 autoveturave në afërsi të politeknikumit.
Gjithçka nisi pas përfundimit të protestës së një grupi studentësh,të cilët kërkuar dhënien e një leje të veçantë për Nikos Romanos, një i ri anarkist,i arrestuar gjate nje grabitje banke, qe ai dhe disa pjesetare te grupit ekstremist “Komploti i celulave te zjarrit” kryen ne qytetin e Kozanit, kater vjete me pare,ne kohen qe ai ishte ende i mitur. Protestuesit hodhen gure dhe kokteil molotov kunder forcave te rendit,te cilat, iu pergjigjen sulmit te anarkisteve me gaz lotsjelles. Nje burim policor deklaroi se gjate perleshjeve te mbremjes ne Eksarqia, ka ndaluar 15 persona, por ende nuk dihet nese ndaj tyre do te ngrihen akuza per akte vandale dhe prishje te qetesise publike. Nikos Romanos, eshte shoku i ngushte i Aleksis Grigoropullos,14-vjecarit re ekzekutuar prej dy policive ne 6 dhjetor te vitit 2008. Romanos konsiderohet si viktima e dyte e asaj mbremje dhjetori, qe ndezi flake zemerimin e grekeve,ne ato qe u ne Greqi mbahen mend si revolta e dhjetorit.