I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës, pak orë pasi u bë e ditur se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri , u referua në Gjykatën Speciale të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Mediat greke bëjnë me dije se sipas burimeve diplomatike greke, Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë. Sipas tyre thuhet se Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që “Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht”.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologun e tij shqiptar në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, theksoi pala greke.

Artikulli paraprakPOLICIA SERBE GJEN MIGRANTË DHE ARMË NË KUFIRIN ME HUNGARINË
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË VERI/ AMBASADORI AMERIKAN, HOVENIER: KOSOVA DHE SERBIA TË ZBATOJNË MARRËVESHJEN