Atletët e Vllaznisë e kanë nisur mbarë vitin 2024. Në garat e kampionatit kombëtar individual dimëror që u zhvilluan në Elbasan, atletët Franko Burraj, Leando Çardaku, Muhamet Çengeli, Kolindo Kiri, Glenis Haxhia dhe Erisa Rrasa bënë paraqitje shumë të mira, duke zënë disa vende të para në disiplinat ku kanë konkurruar. Kryetrajneri i Vllaznisë në atletikë, Albert Marashi shprehet i kënaqur me rezultatet e arritura.

Gara e rradhës për atletët e Vllaznisë do të jetë kampionati ballkanik i të rinjve që do të zhvillohet në Serbi muajin e ardhshëm.

Artikulli paraprakMINAT, GJYKATA LË NË BURG 2 TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërNJË JAVË FILLON PËR JU NËN NJË QIELL TË CAKTUAR ME DISA DYSHIME NË DASHURI… HOROSKOPI PËR SOT