Atleti shkodran i Vllaznisë Franko Burraj përpara nisjes drejt olimpiadës së Parisit ku do të garojë në garën e shpejtësisë të 100 metrave thotë se pjesëmarrje për herë të parë në lojërat olimpike për të është një emocion i madh.

Burraj në këtë olimpiadë pretendon të thyej rekordin kombëtar në garën e 100 metrave edhe pse nuk është e tija ndërsa tregon se përse nuk merr pjesë në garën e 400 metrave.

Kualifikimin në raundin e dytë e sheh të vështirë për shkak të kundërshtarëve të fortë në garën e 100 metrave dhe faktin se nuk është gara e tij.

Në lojërat olimpike trajneri i Burrajt, Bruno Rrotani nuk do të marrë pjesë për mungesë kuotash. Për trajnerin dhe sportistin e tij kjo mund të jetë një minus i madh që mund të ndikojë edhe në rezultat.

Për atletin shkodran mungesa e një stërvitje të duhur në dimër është problem ndërsa për trajnerin fakti që Burraj nuk ka një sponsor e penalizon në marrjen e suplementeve të duhura.

Dy atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega nuk morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së lojërave olimpike ashtu si sportistët e tjerë shqiptar por në Shkodër kjo mbetet një enigëm.

Franko Burraj është një prej atletëve më të mirë shqiptar dhe bashkë me Luiza Gegën dhe sportistët e tjerë do të tentojnë rezultate sa më të mira në lojërat olimpike që po mbahen në Paris.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET NË VELIPOJË 8 VJEÇARJA, BIE NGA SKAFI
Artikulli tjetërVELIPOJË, TRITOL NË LOKALIN E 35-VJEÇARIT